Gjilani bëhet edhe me Qendër Rinore, ndahen 500 mijë euro

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Ministria e Kulturës e Kosovës ka ndarë rreth 500 mijë euro për ndërtimin e qendrës rinore e cila veç ka hyrë në proces dhe shumë shpejt pritet të bëhet edhe përzgjedhja e kompanisë tha Veton Nevzadi drejtor i kulturës. Kjo qendër pritet të ndërtohet afër Sahat Kullës.

Qeveria e Kosovës respektivisht Ministria e Kulturës ka ndarë rreth 500 mijë euro për ndërtimin e një qendre rinore në Gjilan. Ky projekt është finalizuar pasi drejtoria e kulturës në Gjilan me kohë ka kërkuar si prioritet lëshimin e këtyre mjeteve nga ana e MKRS tha Veton Nevzadi drejtor për kulturë, rini e sporte.

Nevzadi tha ase kjo Qendër do të filloj të ndërtohet së shpejti pasiqe janë ndarë 500 mijë euro për ndërtimin e saj.

RCCOLA

“Tashme është duke u bërë përzgjedhja e kompanisë për kryerjen e punëve nga Ministria për Kulture, Rini dhe Sport pasiqe është hapur oferta. Komuna e Gjilanit ka dhenë në dispozicion hapësirën afër Sahat Kulles, aty ku ka qenë më parë Karitasi i Kosovës dhe së fundi KVRL” ka sqaruar Nevzadi.

Sipas Nevzadit me ndërtimin e Qendrës Rinore, rinia e komunës së Gjilanit do të ketë një vend më shumë për zhvillimin e aktiviteteve të saja, ngritjen e kapaciteteve në të gjitha lemite e jetës pasiqe kjo Qendër Rinore është e dizajnuar profesionalisht dhe si e tillë ka të ndara hapësirat për trajnime, amfiteatrin, dhomën e konferencave, hapësirat për ushtrime muzikore dhe atelete për pikturë dhe skulpturë.

“Ne falënderojmë MKRS-në, respektivisht Qeverinë e Kosovës për përcaktimin që ky investim të ndodhë në Komunën e Gjilanit” tha Nevzadi./rajonipress/