UBT

Gjilani asfalton rrugën tre kilometërshe Gumnishtë-Livoç i Epërm

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Komuna e Gjilanit ka nisur sot asfaltimin e rrugës Gumnishtë-Livoç i Epërm, “Lagjja e Jabuqëve”, e cila ka gjatësi prej tre kilometrave.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korça, është ndarë i kënaqur me cilësinë e punimeve aty, ndërkaq ka thënë përveç që banorëve të kësaj ane iu lehtësohet jeta, do të jetë e mirëseardhur edhe për bizneset që po zhvillojnë veprimtaritë e tyre.

FIDANISHTJA

“Ky është një projekt shumë i rëndësishëm sepse është një lidhje me rrugën magjistrale Gjilan-Prishtinë. Tash e tutje banorët e kësaj zone do ta kenë shumë më të lehtë qarkullimin, sikur që është e mirëseardhur edhe për bizneset këtu”, tha Korça.

Ai ka bërë të ditur se vlera e projektit është rreth 160 mijë euro, ndërkaq ka informuar se Komuna është duke bërë investime në infrastrukturë gjithandej territorit të saj, në qytet dhe fshatra./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.