FITORJA

Gjilani apelon njerëzit e vullnetit të mirë që t’i përmbushin premtimet për ndihmë fëmijëve dhe nënave

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Më shumë se 70 mijë euro janë deponuar në xhirollogaritë zyrtare të Komunës së Gjilanit, të cilat janë premtuar nga njerëzit e vullnetit të mirë në gala mbrëmjen humanitare “Pak nga ne, shumë për ata 2”, e organizuar me iniciativë të kryetarit të Komunë së Gjilanit, Lutfi Haziri, në mbështetje të fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe nënave pa përkujdesje.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka falënderuar të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, bashkatdhetarët, komunitetin e biznesit dhe gjithë të tjerët për solidaritetin, ndërsa ka apeluar tek të gjithë ata që janë deklaruar për ndihmë që të bëjnë deponimin e mjeteve në llogarinë bankare.

“Këto kategori janë pjesë e shoqërisë sonë, për të cilët duhet të kujdesemi në mënyrë të veçantë. Unë jam krenar me solidaritetin e njerëzve të vullnetit të mirë, të cilët e ndan një pjesë nga pasuria e tyre, në mënyrë që fëmijët me aftësi të kufizuara dhe nënat pa përkujdesje të kenë një jetë më të mirë”, ka thënë Haziri.

Mobi Casa

Këto janë xhirollogaritë zyrtare të Fondit “Pak nga ne, shumë pë rata”, përmes të cilave njerëzit e vullnetit të mirë mund të kontribuojnë:

XK051960000579041180 EUR
XK051960000579044187 CHF
XK051960000579042150 USD

Përndryshe, në mbrëmjen humanitare “Pak nga ne, shumë për ata”, e mbajtur më 27 dhjetor 2017 janë premtuar mbi 200 mijë euro. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.