ARKATANA

Gjilanasja ekspozon në Paris

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Kjo është ekspozita e tretë personale e piktores Osmani-Jaha, pas asaj në Hanin e dy mbretërve (2008) në Prishtinë, asaj në Rueon (2010) në Francë, në të cilën për punimet e ekspozuara foli Loran Biqoku, i cili me këtë rast përfoli kritikun e artit pamor nga Kosova Mustafa Ferizi për krijimet e kësaj artisteje, i cili ka thënë se frymëzimi i saj vjen nga natyra, e që përceptohet si burim i të mirave të kësaj bote, duke u transformuar nga realiteti në një peizazh magjik imagjinar.

Të shtunën me 14 dhjetor të këtij viti, në lokalet e Shoqatës “Albania”, në Saint-Dominique të Parisit në Francë u mbyll ekspozita e piktores gjilanase Burbuqe Osmani¬-Jaha. Në këtë ekspozitë Burbuqja ekspozoi 30 piktura-peizazhe të punuara në teknikën e kombinuar, të cilën edhe e pagëzoi në bazë të mënyrës së pikturimit “Paysage imaginaire” (Peisazhi imagjinar).

Kjo është ekspozita e tretë personale e piktores Osmani-Jaha, pas asaj në Hanin e dy mbretërve (2008) në Prishtinë, asaj në Rueon (2010) në Francë, në të cilën për punimet e ekspozuara foli Loran Biqoku, i cili me këtë rast përfoli kritikun e artit pamor nga Kosova Mustafa Ferizi për krijimet e kësaj artisteje, i cili ka thënë se frymëzimi i saj vjen nga natyra, e që përceptohet si burim i të mirave të kësaj bote, duke u transformuar nga realiteti në një peizazh magjik imagjinar.

Përndryshe Burbuqe Osmani Jaha deri me tash punimet e veta i ka ekspozuar në afro 20 ekspozita kolektive në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Francë, dhe i tërë opusi i saj krijues artistik, pos punës asaj shkollore në Akademinë e arteve të Kosovës, klasa e Zake Prelvukajt, te e cila edhe ka magjistrue, i kushtohet peizazhit, fare pak atij vizuel, duke e perfeksioniar atë imagjinar.

FIDANISHTJA

Përndryshe, përderisa kompozitori Xh. Kejxh thotë: “peizazhi imagjinar nuk është ai fizik por një transformim i tij përmes teknologjisë së re”, ne do të themi se peizazhi imagjinar i Burbuqe Osmanit-Jahes, është një transformim i peizazhit vizuel, duke filluar nga objektet e deri tek sfondi, përmes përzierjes së ngjyrërave duke u dhënë formë pamjeve sipas shijes së krijueses.

Peizazhet e Osmanit-Jahes formohen përmes ngjyrërave themelore që ajo i përdorë, duke u përqendruar në të kuqen dhe të zezën me të gjitha nyansat e tyre, duke ua shtuar atyre edhe të bardhen, e cila na paraqitet si një dritë në tunel, e cila synon konceptin e saj për të ardhmen e lumtur.

Kjo ekspozitë është rezultat i punës së saj të përkushtuar për artin, i cili nuk ka të ndalur, andaj ajo synon që në të ardhmen të ekspozoi edhe jashtë Kosovës e Francës edhe në SHBA, Angli e gjetiu nëpër botë dhe ambiciet e saj sigurisht se do të realizohen, sepse punimet e sajë kanë zgjuar kureshtje edhe nga koleksionuesit dhe kuratorët e ndryshëm. Punimet e saja tashmë janë në koleksionet e Galerive dhe koleksionuesve në Francë, Zvicër e Angli si dhe në Kosovë.

Besojmë se puna e saj e përkushtuar do të kurorëzohet me suksese të mëtejme, duke paraqitur në botë kulturën krijuese kosovare në të gjitha meridianet e kontinentit tonë, e duke u bërë kështu një ambasadore kulturore e vendit tonë. /Ukshin Zajmi/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.