Fundamenti

Gjilanasit vazhdojnë me suksese në Olimpiadën matematike të Kosovës – OMK 2017

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Shoqata e Matematikanëve të Kosovës (SHMK), sot më 04/03/2017 në FSHMN në Prishtinë, shpalli solemnisht rezultatet zyrtare të Olimpiadës Matematike të Kosovës – OMK 2017, të mbajtur më 25/02/2017 në Banullë – Lipjan. Në këtë solemnitet fituesve iu ndanë edhe shpërblimet e siguruara nga organizatori. Edhe sivjet, në këtë olimpiadë gjilanasit vazhdojnë me suksese ka thënë Festim Shkodra.

Kuptohet këtu duke i llogaritë edhe nxënësit gjilanas që pikënisjen e sukseseve dhe përgatitjes së tyre matematike e kanë nga shkollat fillore dhe të mesme të Komunës së Gjilanit si dhe Olimpiadat Matematike të Gjilanit.

Ndërsa tani këta nxënës po vazhdojnë me sukses të lartë shkollimin në Gjimnazin Matematikor në Prishtinë dhe në Kolegjin “Mehmet Akif” në Lipjan.

Uji Dea

Kështu nga gjithsejtë 12 vende të para në OMK 2017, gjilanasit zunë 3 vende apo 25 % të tyre, ndërsa nga gjithsejtë 21 vetë të kualifikuar për të vazhduar më tej garën për përzgjedhjen e reprezentacionit shtetëror, triumfuan 6 gjilanas apo 28.57 % të kualifikuarve për TST. Posaçërisht vlen të përmendet gjilanasi Bardh Osmani që zuri vendin e parë në klasat e IX me 91 pikë.

Këtë herë nga ekipi zyrtar i Komunës së Gjilanit, sukses më të madh treguan nxënësit e klasës së IX, ku Bardh Osmani (SHMU ,”Musa Zajmi” – Gjilan) zuri vendin e parë, ndërsa nxënësi tjetër Andi Sejdiu (SHMU “Sadullah Brestovci” – Gjilan) zuri vendin e IV. Por edhe nxënësit tjerë gjilanas që nuk arritën të kualifikohen për të vazhduar më tej garën, arritën sukses solid në nivel vendi ka shtuar Shkodra.

Nxënësit tjerë gjilanas, që u kualifikuan për të vazhduar garën më tej deri në përzgjedhjen e ekipit 6 anëtarësh të Kosovës për pjesëmarrje në Olimpiadën Botërore të Matematikës IMO 2017 që mbahet më 12-23/07/2017 në Brazil, janë: Erion Hamiti (kl. XII – vendi II), Alban Elezi (kl. XII – vendi III ), Ardita Berisha (kl. XII – vendi IV dhe Flutura Shabani (kl. XII – vendi V)./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.