Eko Higjiena

Gjilanasi, Haki Abdyli nga Zvicra dërgon ndihma për Turqi

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Haki Abdyli mërgimtar nga Zvicra duke e parë bilancin tragjik të tërmetit në Turqi dhe nevojën e madhe që popullata atje ka për gjëra nga më të ndryshmet, ka nisur një kontingjent të ndihmave në drejtim të zonave të prekura nga tërmeti.

Siç ka njoftuar Rabit Xhelili bashkëvendës i Haki Abdylit ky i fundit është nisur me dy furgona me ndihma në drejtim të zonave të prekura nga tërmeti në Turqi.

Hidromorava

“Njerëzit kur ndiejnë dhimbjen e tyre e dimë se janë gjallë ndërsa, kur ndiejnë dhimbjen e të tjerëve, dëshmojnë se janë njerëz”. Një njeri që është i mësuar aj assesi s`din të ndalet edhe kjo rrjedh nga shpirti, të lumtë Haki Abdyli . Zoti të shpërbleftë me gjitha të mirat e tij. Ndjehemi krenar që je pjesë e këtij mjedisi ku jetojmë gjithherë mburremi me ty, respekt vëlla për ty dhe mbar familjen tuaj. Paq rrugën e mbar inshalla” ka shkruar në rrjetet sociale Rabit Xhelili derisa i gëzohet fuqishëm gjestit të Haki Abdylit./rajonipress/