UBT

Gjilanasi deportohet nga Hungaria në Kosovë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Salih Vllasaliu nga Livoqi i Epërm i Gjilanit është deportuar nga Hungaria në Kosovë pasi ndaj tij ka pasur fletëarrest nga ana e policisë. Gjykatësi Abdullah Ahmeti i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për veprën penale “kontrabandimi me migrantët”.

Pas pesë muajsh fshehje në Hungari është kapur gjilanasi Salih Vllasaliu i dyshuar për veprën penale “kontrabandimi me migrantët”.

Gjykatësi i procedurës paraprake Abdullah Ahmeti tha për rajonipress se Vllasaliu është depërtuar nga Hungaria, ku edhe është fshehur për pesë muaj.

Uji Dea

Vllasaliu veprën e ka kryer në Kosovë, por për një periudhë është kërkuar nga policia, prokuroria e Interpoli dhe është kapur në Hungari, ku është deportuar për në Kosovë sqaroj Ahmeti.

Vllasaliut nga ana e gjykatësit të procedurës paraprake Abdullah Ahmeti i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh./rajonipress/