Gjilan: Një person ndalohet nën dyshimin për kontrabandim me migrantë
Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar një person të dyshuar për veprën penale “Kontrabandimi me migrantë”.
Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore në Gjilan, ndalimi është kryer me urdhër të prokurorit kujdestar, në kuadër të një rasti që lidhet me dyshimet për kryerjen e kësaj vepre penale.
Prokuroria nuk ka bërë të ditura detaje të tjera lidhur me rastin, ndërsa ndaj personit të dyshuar janë ndërmarrë veprimet procedurale në përputhje me kompetencat ligjore.
I dyshuari konsiderohet i pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tij me vendim të formës së prerë nga gjykata./rajonipress/


