Fundamenti

Gjiganti turk planifikon transferimin e Xhakës

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Galatasaray është duke menduar transferimin e liderit të mesfushës së Bayer Leverkusenit, Granit Xhakën.

Lajmi është bërë i ditur të enjten nga disa prej mediumeve turke.

Kapiteni 32-vjeçar i Zvicrës ka luajtur rol në sukseset e skuadrës së drejtuar nga trajneri Xabi Alonso, por ai në verë mund të bëj largim të papritur.

KKVITI

Xhaka te Leverkuseni u transferua nga Arsenali për 15 milionë euro në verën e vitit 2023. Ai karrierë ka bërë edhe te Baseli e Monchengladbachu.

Xhaka në edicionin aktual ka zhvilluar 40 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa ka shënuar dy gola e ka asistuar shtatë herë.

Ai ka kontratë me kampionin në fuqi të Gjermanisë, deri në fundin e qershorit të vitit 2028.