Fundamenti

Gjiganti turk ia vë syrin Mirlind Dakut

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Mirlind Daku po shfaq formë solide në Rusi me Rubin Kazanin.

Dhe, kjo ka bërë që klubet evropiane t’ia vënë syrin sulmuesit kosovar.

Sipas mediave turke, përfaqësuesi shqiptar mund të përfundojë në Stamboll gjatë vërës që po vjen.

Mediumi “Takvim” raporton se Besiktasi ia ka vënë syrin sulmuesit të rrezikshëm, të cilit madje ia ka bërë edhe një ofertë zyrtare, përcjell “Gazeta Express”.

Eco Higjiena

Sipas mediumit në fjalë, klubet janë duke i vazhduar negociatat pasi turqit e duan një sulmues për sezonin e ardhshëm pasi duan të ndahen me Vincent Aboubakar dhe se ende nuk kanë arritur marrëveshje për kontratën e re me Cenk Tosun.

Klubi rus nuk dëshiron ta shesë Dakun para Euro 2024 pasi beson se vlera e kartonit të futbollistit kosovar mund të rritet me ndonjë paraqitje eventuale pozitive me Shqipërinë në këtë garë prestigjioze.

Vlera aktuale e Dakut është 1,5 milionë euro, ndërsa ai i ka zhvilluar 232 ndeshje në karrierë duke kontribuuar në 130 gola, përfshirë këtu 109 gola dhe 21 asistime.

Në edicionin e kaluar ai i kishte zhvilluar 33 ndeshje dhe i kishte shënuar 10 gola e i kishte bërë 4 asistime. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.