Gjermania: Respektojeni Gjykatën Kushtetuese

Gjermania është vendi i parë që ka reaguar rreth vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës rreth kryeparlamentarit. Ernst Reichel, i deleguar për Ballkanin i kancelares gjermane, Angela Merkel ka thënë se ky institucion i Kosovës meriton respekt.
Mesazhi i tij madje ka qenë mjaftë i fortë duke përmendur edhe detaje.
“Gjykata Kushtetuese meriton respekt edhe nga ata që mund të mos pajtohen me vendimin e saj. Meqë ra fjala, gjyqtari raportues ka qenë një portugez dhe jo PDK-ja”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.
Blloku LDK-AAK-Nisma ka shkuar aq larg me kritika ndaj GJK-së, duke e quajtur madje edhe të kapur nga krimi.
Vendimin ata e interpretuan sikur të ishte shkruar në zyrat e PDK-së. Vendimin i djeshëm i GJK-së thotë se grupi më i madh parlamentar është PDK-ja dhe se pa të s’mund të zgjidhet kryeparlamentari.
Ndryshe, lideri i PDK-së dhe kryeministri aktual, Hashim Thaçi ka udhëtuar për Gjermani në një samit në Berlin ku do të ketë takim edhe me kancelaren Merkel dhe kryeministra të vendeve të ndryshme.
Ky samit është një mundësi e mirë për të promovuar Kosovën si vatër të investimeve.