GRANDEMALL

Gjermania kërkon “Bruksel 2” për Kosovën

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Konferenca e ardhshme ndërqeveritare Beograd- Bruksel , e cila praktikisht do të hapte negociata për anëtarësim të Serbinë në BE nuk do të mbahet para pranverës së ardhshme.

Parakushtet për mbajtjen e saj, për të cilat insiston Gjermania janë: Zbatimi i tërësishëm i Marrëveshjes së Brukselit si dhe miratimi i Marrëveshjes tjetër kornizë ndërmjet Serbisë e Kosovës që tashme quhet Brukseli 2, shkruan gazeta e Beogradit Novosti.

Pritjet në BE e në radhë të parë ato të deputetëve të koalicionit në Gjermani janë që kjo marrëveshje së pari të definojë përmbajtjen e negociatave të kapitulli 35 (që kanë të bëjnë edhe me Kosovën) i cili pastaj dhe do të mund t hapej për biseda.

E, sipas kërkesave të ditura, të cilat kohë më parë i kanë paraqitur deputetët e Bundestagut në Beograd, kapitujt tjerë nuk mund të hapen para se të mos “piqet” kapitull 35.

ARKATANA

Tashmë është paraparë që çdo anëtar i BE-së mund të ndalojë negociata me Serbinë nëse nuk është e kënaqur në përparimin e dialogut me Prishtinën.

Serbia i druan kësaj, pasi parasheh se Kosova mund të ankohet gjithmonë në ngecje marrëdhëniesh e në moszbatim të marrëveshjeve;

Dushan Janjic, nga Forumi për Marrëdhënie etnike gjithashtu thotë se bisedimet e Serbisë me Kosovën do të vazhdojnë dhe se ato do të përfundojnë me një marrëveshje të re kornizë.

“Kjo marrëveshje do të hapë çështje të reja:Bashkëpunimin me Kosovën në organizata ndërkombëtare, përfshirë edhe KB-në me ç’rast nuk do të kërkohet njohja e anëtarësimit ë saj, por ‘mos pengimi” i pranisë së Kosovës”, ka thënë Janjic. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.