Gjermania dërgon emisarin e saj për të zhbllokuar situatën në Kosovë

Gjermania do të përpiqet t’i bindë partitë politike kosovare që ta tejkalojnë ngërçin politik duke formuar institucionet. Për këtë Berlini ka dërguar diplomatin e nivelit të lartë në Prishtinë, ish-ambasadorin gjerman në Prishtinë Ernst Reichel.
Ardhja e tij është konfirmuar nga misioni diplomatik gjerman në Kosovë
Ish –ambasadori gjerman Ernst Reichel, aktualisht Ministër i Plotfuqishëm në Ministrinë Gjermane të Punëve Jashtme i ngarkuar me Europën Juglindore, ka arritur në Kosovë në përpjekje për të ndihmuar partitë politike për të zgjidhur ngërçin politik. Ardhja e tij është konfirmuar edhe nga Ambasada Gjermane në Prishtinë.
“Po, z. Reichel ndodhet në Kosovë, për t’u njoftuar me situatën”, kanë thënë për Express zyrtarë për media në Ambasadën Gjermane në Prishtinë.
Burime të Gazetës Express kanë bërë të ditur se Ambasadori Reichel do të përpiqet t’i bind përfaqësuesit e PDK-së dhe VLAN që të gjejnë në zgjidhje për bllokadën 5 muajshe në vend.