FITORJA

Gjermani: Vranë 46-vjeçarin për harkmarrje, burgim të përjetshëm për dy shqiptarët

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Dy shqiptarë janë dënuar me burgim të përjetshëm në Gjermani.Kështu ka vendosur Gjykata e Landit Verden. Ata akuzoheshin për një vrasje të kryer para gjashtë vjetësh, ku po ashtu edhe viktima ishte shqiptar.

Siç raportojnë mediat gjermane, në vitin 2017-të dy shqiptarët (tani 32 e 36 vjeç), e kishin vrarë një 46-vjeçar për motive hakmarrje.

Por, në procesin gjyqësore s’është arritur të konfirmohet se cili nga të akuzuarit e kishte shkrepur armën.

Prokuroria publike gjatë procesit kishte kërkuar edhe përcaktimin e shkallës së fajësisë.

Eco Higjiena

Në aktakuzë vrasja ishte përshkruar si ekzekutim publik, ndërsa mbrojtja e të akuzuarve kishte kërkuar lirimin e tyre.

Ngjarja pranë një shkolle fillore gjatë 2017-të në Vesselhoveden kishte bërë bujë të madhe në gjithë Gjermaninë, të shtënat e armës të cilat e kishin lënë të vdekur një 46-vjeçar shqiptar.

Lidhur me rastin, ishte dënuar në vitin 2018-të edhe një 23-vjeçar, si drejtues i motoçikletës.

Sipas gjykatës ishte konstatuar se ky kishte luajtur rol kyç në ngjarjen e cila ka përfunduar tragjikisht.Ndërkaq një tjetër i akuzuar ishte liruar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.