Eko Higjiena

Gjermani, grushte dhe shqelma shqiptarit

/ 1 minutë lexim
GRANDEMALL

Një shqiptar 23 vjeçar nga Kosova ndeshet rastësisht në rrugë afër stacionit hekurudhor me një gjerman 53 vjeç nga Munihu.

Ky i fundit i drejtohet shqiptarit dhe e shan me: “ Humb prej këtu, i huaj m…”. Shqiptari menjëherë ia kthen: “nazist m…”. Pas këmbimit të sharjeve ka qenë gjermani ai i cili ka goditur shqiptarin dy herë me grushte në kokë.

Kjo ka ndodhur në orën 05.45 të mëngjesit, ndërsa kosovari ishte i shoqëruar nga një bashkëkombës i tij 25 vjeçar.

ARKATANA

Kur policia kishte mbërritur në vendin e ngjarjes, ata kanë hasur 53 vjeçarin me çizme kaubojësh duke goditur me shqelma kosovarin.

Policia ka konstatuar se sulmuesi ka qenë nën ndikimin e alkoolit, kështu që e ka marrë atë në stacionin policor ku ia ka kontrolluar sasinë e alkoolit në gjak ndërsa si mjete për dëshmi ia ka marrë çizmet. Pas kësaj ai është lënë i lirë.

Ndërkohë organet kompetente kanë filluar hetimet kundër gjermanit të dhunshëm. (albinfo.ch)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.