UBT

Gjermani: Arrestohen 5 shqiptarë nën akuzën e prodhimit të kanabisit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Policia gjermane ka arrestuar 5 shtetas shqiptar nën akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Shqiptarët e arrestuar u kapën në kushtet e flagrancës teksa kujdeseshin për dy shtëpi bari me rreth 800 rrënjë kanabis në Bad Kleinen dhe Gadebusch.

Policia kishte marrë informacion për një nga shtëpitë e mbushura me rrënjë kanabisi dhe kur shkoi aty zbuloi rreth 540 bimë. Hetimet i çuan ata dhe në shtëpinë e dytë ku kishte 260 fidanë.

Mobi Casa

Të dyja shtëpitë ishin të pajisura me sisteme moderne për kultivimin e bimëve narkotike.

5 shqiptarët e arrestuar u dërguan në paraburgim dhe po hetohet roli i tyre në këtë aktivitet kriminal, teksa identiteti nuk bëhet më dije.
https://www.albinfo.ch/gjermani-arrestohen-5-shqiptare-nen-akuzen-e-prodhimit-te-kanabisit/