Uji Dea

Gjermanët, të interesuar për Telekomin e Kosovës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ndërkaq, Telekom Austria nuk merr pjesë më në këtë garë . “Ne nuk jemi të interesuar më”, ka thënë një zëdhënës

Telekomi Gjerman, bazuar në një raport të gazetës austriake “Wirtschaftsblatt” që e transmeton agjencia reuters, bën pjesë në mesin e subjekteve të interesuara për blerjen e telekomit të Kosovës.

Krahas ndërmarrjes në fjalë që prin në tregun gjerman të telekomunikacionit, interesim kanë shprehur edhe France Telecom, Turkcell turk dhe ndërmarrja investuese Delta Partners me seli në Dubai, shkruan gazeta, duke iu referuar burimeve të brendshme.

Uji Dea

Ndërkaq, Telekom Austria, po sipas këtyre burimeve, nuk merr pjesë më në këtë garë . “Ne nuk jemi të interesuar më”, ka thënë një zëdhënës i kësaj ndërmarrjeje. Telekomi gjerman deri më tash nuk e ka komentuar interesimin për këtë blerje.

Sipas “Wirtschaftsblatt”, e vlerëson në rreth 200 milionë euro shumën që pritet të paguhet për 75 për qind të vlerës së ndërmarrjes në shitje. Të intersuarit duhet që deri në tetor t`i japin ofertat e tyre obligative. Përmbyllja e procesit të shitjes pritet për në vitin e ardhshëm.(albinfo.ch)