Gjermanët: Mavraj karateist

Mediat gjermane e quajnë Mërgim Mavrajn karatist, pas fotos ku shihet duke u mbrojtur nga një tifoz serb, që e sulmon gjatë ndeshjes Serbi – Shqipëri. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ishte sulmuar bashkë me bashkëlojtarët tjerë nga huliganët serb. “Mërgim Mavraj në stilin karate në stadiumin e futbollit në Beograd”, shkruante ‘express.de’, që për titull kishte vënë: “Mavraj në mes të luftës së futbollit”.
Trajneri i skuadrës së tij, Koln, Peter Stoeger thotë se lojtari i tij është mirë. “Ai është mirë dhe shëndetshëm”, tha austriaku. Edhe lojtari kishte reaguar pas kësaj fotoje, të cilën e ka postuar në profilin e tij në ‘facebook’, duke shkruar: “Me qetësi”.
Mavraj ende nuk ka debutuar me Kolnin në Bundesliga 1. Ai është në pritje të rastit. Në këtë skuadër u transferua në verë nga Greuther Furthi. Mërgimi është pjesë e pandashme e Shqipërisë, dhe vendi i tij asnjëherë nuk u rrezikua, që prej se u bë pjesë e Kombëtares Shqiptare./Arena/