Mobi Casa

Gjeric: Absurde të akuzohen shqiptarët për hedhjen e bombës

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Serbi Ninoslav Gjeric, nga veriu i Mitrovicës, në shtëpinë e të cilit, pardje pas mesnatës, është hedhur një bombë dore, thotë se është qesharake të akuzohen shqiptarët për kryerjen e aktit të tillë. Ai mendon se bombën e kanë hedhur kundërshtarët e zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit në Kosovë.

“Në dhomë, e cila gjendet pranë tarracës në të cilën ka shpërthyer bomba, ka mundur të ketë qenë e fjetur vajza ima! Prandaj ftoj këdo që ka diçka kundër meje dhe kundër pjesëmarrjes sime në zgjedhjet në Kosovë, që të ballafaqohemi drejtpërdrejt”, ka thënë në një intervistë për gazetën serbe “Kurir”, Ninoslav Gjeric, kandidat për këshilltar komunal nga Lista Qytetare dhe funksionar i Partisë Socialiste Serbe në veri të Mitrovicës, në banesën e së cilit para dy ditësh është hedhur një mjet shpërthyes, për të cilin dyshohet se është bombë dore, transmeton Telegrafi.

Ai thotë se nuk mund ta dijë se kush mund ta ketë hedhur bombën në shtëpinë e tij, sepse nuk është në konflikt me askënd.

Eco Higjiena

“Mirëpo, meqë sulmet e këtilla janë shpeshtuar kohëve të fundi, mendoj se ato po kryhen nga kundërshtarët e mbajtjes së zgjedhjeve dhe pjesëmarrjes sime ne në listën prapa së cilës qëndron Qeveria e Serbisë. Më duket paksa qesharake që për diçka të tillë të akuzohen shqiptarët, të cilët këtu janë në numër të vogël”, tha Gjeric.

Ai më tej ka shpjeguar se çfarë ka ndodhur në natën kritike kur është hedhur mjeti shpërthyes dhe thotë se diçka e tillë asnjëherë nuk i ka ndodhur familjes së tij.

Gjeric këtë sulm e lidh me zgjedhjet lokale duke thënë se edhe një ditë më parë është hedhur një mjet shpërthyes në një lokal në Mitrovicë, që tregon se krejt kjo bëhet me qëllim të frikësimit të njerëzve që të mos dalin në zgjedhjet e ardhshme. /tribuna/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.