UBT

“Gjenocidi në Kosovë”, Albin Kurtit i kërkohet ta paditë Serbinë

/ 6 minuta lexim
Eco Higjiena

Ekspertët e së drejtës e konsiderojnë pa përgjegjësi të pafalshme heshtjen e krimeve dhe dëmeve të luftës, për gjithë këto 20 vite nga politika qeveritare e Kosovës, e sidomos në këto 12 vite pas shpalljes së pavarësisë.

“Gjithsesi këtë punë të rëndësishme me peshë sociale, ekonomike, politike , morale , materiale e historike, ekzekutivi aktual do të duhej dhe besoj se do ta bëj me përkushtim dhe me përgjegjësi shtetërore. Ndryshe krimi i kryer i pa dënuar absolvohet e pashmangshëm harrohet në dëmin e viktimës dhe në atë mënyrë i njëjti kryhet dy herë. Aktet gjenocidiste janë akte kriminale e jo vepra penale nga se vetë termi “vepër” apriori zgjon asociacion të aktit të rëndomtë”, thotë profesor Riza Smaka për “Kosova Sot Online”.

Ekspertët e së drejtës e konsiderojnë pa përgjegjësi të pafalshme heshtjen e krimeve dhe dëmeve të luftës, për gjithë këto 20 vite nga politika qeveritare e Kosovës, e sidomos në këto 12 vite pas shpalljes së pavarësisë.

Përveç dështimit në ndjekjen dhe dënimin e kriminelëve serb që akoma fshihen edhe në Kosovë, institucionet shtetërore dhe drejtësia kosovare kanë dështuar t’i adresojnë dëmet dhe krimet e luftës në raport me Serbinë në procesin e bisedimeve, sikurse që ka dështuar edhe në adresimin e një padie ndërkombëtare për krimet që në Kosovë i kanë kryer formacionet ushtarake dhe policore serbe.

Së fundi politika dhe institucionet e Kosovës po sfidohen edhe nga kërkesat e intelektualëve të moderuar serb, që Kosova të mos heshtë, por ta denoncojë shtetin serb për krimet që i ka bërë ndaj qytetarëve dhe shtetit të Kosovës.

Zërave të tillë ju bashkua së fundi edhe Milosh Çiriç, shkrimtar serb dhe aktivist për të drejtat e njeriut, i cili përveç se ka uruar qytetarët e Kosovës për 12 vjetorin e Pavarësisë, ka kërkuar nga kryeministri i ri i Kosovës Albin Kurti, që të padisë Serbinë për krimet e luftës dhe gjenocidin ndaj shqiptarëve.

E për këtë temë shumë të ndjeshme, për “Kosova Sot Online” ka folur profesori i së drejtës, Riza Smaka.

Sipas tij, kjo çështje pasi nuk ka mundur të trajtohet nën administrimin e UNMIK-ut deri në vitin 2008, menjëherë pas shpalljes së pavarësisë është dashur të jetë çështja e parë e adresuar nga politika në pushtet dhe nga drejtësia kosovare.

KKVITI

“Nga viti 2008 deri në aktualitet, qeveritë e vendit tonë kanë dështuar për të përgatitur materialin që e argumenton bindshëm kryerjen e masakrave të luftës, deri në përmasa e përmbajtje të gjenocidit nga autoritetet militare e politare serbe kundër shqiptarëve civil, të pa armatosur të të gjitha gjinive e moshave, veçanërisht gjatë viteve 1998-9! Për të qenë e keqja edhe më e madhe ish ekzekutivi në vend të themelimit e të konsolidimit të Institutit për Krimet e Luftës të njëjtin e ka pas reduktuar në Departament dhe subordinuar përbrenda Ministrisë së Drejtësisë. Kundër veprimit të tillë irracionale e të gabuar kam pas publikuar një analizë kritike pikërisht në Kosova Sot”, thotë profesor Riza Smaka për “Kosova Sot Online”.

Ai e vlerëson si shumë pozitive kërkesën që tash vjen edhe nga inteligjenca serbe e pavarur nga politika në adresë të shtetit të Kosovës, që këto krime të denoncohen dhe të mos lihen në harresë.

“Është për mirëseardhje se aktualisht një numër inspirativ i intelektualeve serb të profileve të ndryshme haptas e vendosmërisht dhe pa ekuivoke e mbështesin çështjen e Kosovës si të drejtë, pavarësinë e Kosovës, e ndër të tjera edhe e pranojnë publikisht faktin e kryerjes së akteve gjenocidiste të autoriteteve militare e politare serbe në Kosovë gjatë periudhës në fjalë, madje i qortojnë ish ekzekutivet që deri sot nuk kanë ngritur aktakuzë penale e aktpadi civile kundër shtetit serb për konstatimin e akteve kriminale e sanksionime penale në një anë, si dhe për konstatimet e dëmtimeve morale e materiale të shkaktuara viktimave të akteve barbare dhe për reimbursimin e tyre”, shton për “Kosova Sot Online” profesori Riza Smaka.

Sipas tij, është momenti dhe koha që së pakut kjo qeveri e re ta merr seriozisht trajtimin e kësaj teme, aq më tepër kur shihet se dita ditës po shtohen edhe zërat mbështetës në vetë shtetin serb, që krimet e kryera nga ish regjimi i Millosheviqit të zbardhen dhe të ndëshkohen.

“Gjithsesi këtë punë të rëndësishme me peshë sociale, ekonomike, politike, morale, materiale e historike, ekzekutivi aktual do të duhej dhe besoj se do ta bëj me përkushtim dhe me përgjegjësi shtetërore. Ndryshe krimi i kryer i pa dënuar absolvohet e pashmangshëm harrohet në dëmin e viktimës dhe në atë mënyrë i njëjti kryhet dy herë. Aktet gjenocidiste janë akte kriminale e jo vepra penale nga se vetë termi “vepër” apriori zgjon asociacion të aktit të rëndomtë, të rregullt madje edhe të konotacionit artistik, letrar, profesional a shkencor”, deklaron profesor Riza Smaka për “Kosova Sot Online”.

Profesor Smaka thotë së na praktikën e luftërave të përmasave që kanë ndodhur edhe në Kosovë, e që i njeh historia, agresorët janë përgjigjur duke u ndëshkuar për krimet e kryera ndaj shtetit tjetër.

“Gjatë praktikave të historisë së shtetit dhe të së drejtës shteti agresor, fajtor për krime luftë kurdoherë ka qenë inkriminuar e sanksionuar penalisht e materialisht, me dënime efektive – burgosje si dhe me obligimin e pagesave të reparacioneve të luftës. Edhe në këtë rast i apeloj ekzekutivit aktual sikundër i kam pas apeluar edh ish ekzekutivit, që po këtë temë ta trajtoj seriozisht e me përkushtim serioz në të mirë të ç’dëmtimit moral, material të të dëmtuarve të Kosovës dhe të dënimeve me burgosje të kriminelëve të luftës për aktet kriminale të kryera në vendin tonë”, përfundon profesori i së drejtës, Riza Smaka për “Kosova Sot Online”.