UBT

Gjeniu dy vjeçar

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Një fëmijë dy vjeçar cilësohet si gjeni pasi që është i aftë që të lexojë, që të përdorë iPad dhe të identifikojë të gjitha vendet në botë.

Sherwyn Sarabi, foli fjalën e tij të parë kur kishtë vetëm dhjetë muaj dhe tani është në gjendje që t’i përshkruaj të gjitha organet kryesore të trupit dhe funksionet e tyre.

Ai është aq i përparuar për moshën e tij sa që mjekët dhe psikologët e fëmijëve janë habitur me intelegjencën e tij.
Fëmija i talentuar shkon në çerdhe gjatë ditës, madje ai përdor një kompjuter i pavarur dhe shikon programet e tij të preferuara dhe klipe në internet.

Nëna e tij, Amanda, tha: “Në fillim mendonim se ishte një sjellje normale, kur një ditë bëmë një vizitë tek mjeku, ai ishte duke kërkuar në një hartë që ishte e varur në mur, dhe filloi që t’i tregojë vendet që ai i njihte”.

UBT

“Mjeku ishte i habitur dhe tha se kurrë nuk kishte parë dike të tillë më herët”.
“ Ai thjeshtë dëshiron që të mësojë ai së fundmi më zgjoi mua në 3 ora të mëngjesit duke më treguar të gjitha për Isak Njutonin dhe se si ai ka zbuluar ligjin e gravitetit”.

“Ai dëshiron që në mes të natës të më tregojë se çka ka mësuar gjatë ditës, ne jemi shumë me fatë që e kemi atë” përfundoi ajo.
Mjekët nuk do të dinë se sa i zgjuar është ai në të vërtet derisa t’i bëjnë testin e intelegjencës ( IQ ) kur ai t’i mbush tre vjet.

Sherwyn ishte në gjendje që të emërojë të gjitha format 2D dhe 3D kur ishte 18 muajsh.

Ai gjithashtu ka njohuri të mëdha për vullkanet dhe yjet, dhe është në gjendje të identifikojë flamujt e çdo vendi në botë.
Një zëdhënëse e shoqatës kombëtare për fëmijët e talentuar tha se është e rëndësishme për një fëmijë me potencial të lartë mësimi, që të ketë ndihmën dhe përkrahjen e duhur gjatë jetës së tij./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.