Gjeniu 5-vjeçar i di të gjitha shtetet e botës – edhe Kosovën

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjeniu 5-vjeçar, Arden Hayes, i ftuar special i emisionit “Jimmy Kimmel Live”, po mahnit botën me faktin se i di të gjitha shtetet dhe kryeqytetet e botës.

Në emision, Jimmy kishte varur një hartë, në të cilën kishte harruar që ta ndante Sudanin në dy pjesë, gjë të cilën gjeniu Hayes e vëren menjëherë dhe e korrigjon atë.

Ndërkaq, gjatë emisionit, Jimmy i paraqet atij disa harta të botës, të cilat i gjen me lehtësi Arden.

UBT

Në mesin e hartave të prezantuara, është edhe harta e ish-Jugosllavisë, për të cilën gjeniu i vogël tregon se është ndarë në shtatë shtete, të cilat fillon t’i përmend një nga një: Sllovenia, Kroacia, Bosnje dhe Hercegovina, Serbia, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia.

“Ndonjëherë i përziej Kosovën me Malin e Zi”, ka thënë Arden.

5-vjeçarit në fund televizioni nikoqir ia dhuron dy dhurata, një glob dhe një tablet, por tabletin e kthen pasi që thotë se do ta blejë një iPad për Krishtlindje. /Zëri/