FIDANISHTJA

Gjenerali kryesor amerikan për Evropë flet për rritje të forcave të përhershme në Kosovë: Shpresoj të kemi marrëveshje shumë shpejt

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Një prej gjeneralëve kryesorë amerikanë, Christopher Cavoli, duke raportuar para Senatit amerikan për forcat amerikane dhe për situatën e sigurisë nëpër vendet ku ato janë të dislokuara, ka përmendur edhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, përkatësisht Kosovën dhe Bosnje e Hercegovinën, si dy vendet që vazhdojnë të kenë ende shqetësime të sigurisë dhe stabilitetit, shkruan Gazeta Express.

Cavoli ka treguar numrin e përgjithshëm të trupave të KFOR-it në Kosovë, ku SHBA-ja kontribuon me rreth 600 ushtarë, dhe gjithashtu ka përmendur disa prej shteteve që japin kontribut më të lartë në KFOR sa i përket numrit të ushtarëve, sikurse Italia.

Ai ka thënë se SHBA ka dislokuar forca rezerve për t’u marrë me tensionet e rritura në vitin e fundit në Kosovë, derisa ka treguar se synojnë zgjerimin e numrit të përhershëm të forcave në Kosovë, për të liruar trupat rezervë.

Uji Dea

Gjenerali amerikan ka shtuar se pret të arrihet marrëveshje për këtë shumë shpejt.

“KFOR-i mbetet në terren. Ai është një vend, ku Italianët dhe aleatët kujdesen vërtetë shumë. Kemi pasur forca rezervë që kemi dislokuar atje prej më shumë se një viti për t’u marrë me rritjen e tensioneve atje. Po zgjerojmë numrin e forcave të përhershme për të liruar forcat rezervë, dhe besoj që do të arrijmë në një marrëveshje për këtë shumë shpejtë”, ka thënë Cavoli, i pyetur nga senatorja amerikane, Jeanne Shaheen për të adresuar edhe çështjen e Kosovës dhe Bosnjes.

Sa i përket dislokimit të trupave rezervë në Kosovë, ai ka përmendur Turqinë, Hungarinë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Italia, duke i cilësuar si mjaft të përgjegjshme sa i përket forcave rezervë./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.