Eko Higjiena

Gjenerali D’Addario: Deklaratat nxitëse të politikanëve mund të çojnë te incidentet në Kosovë

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Komandanti i KFOR-it në Kosovë, gjeneral-major Lorenzo D’Addario ka apeluar te politikanët të shmangin retorikën nxitëse duke paralajmëruar se edhe deklarata më e vogël mund të çojë në incidente.

Duke folur për situatën e sigurisë në Kosovë, gjenerali D’Addario ka thënë se nuk ka asnjë indikacion se do të mund të vijë deri te ndonjë incident.

Ai në një intervistë për gazetën serbe “Politika”, ka thënë se megjithatë e shqetësojnë deklaratat që vijnë nga të dyja anët [pala kosovare dhe serbe].

“Retorika mund të krijojë atmosferë të tensionuar, ku incidenti më i vogël mund të kthehet në incident të madh. U bëj thirrje të gjitha palëve të shmangin retorikën e ashpër”, thotë D’Addario, përcjell Telegrafi.

Uji Dea

I pyetur të komentojë deklaratat e kryetarit të Mitrovicës jugore se “me dhunë do të bashkojë qytetin” dhe “kërcënimin e armatosur të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, në qoftë se dikush provon ndarjen ose korrigjimin e kufijve të Kosovës, komandanti i KFOR-it, tha se misioni i KFOR-it është për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë.

“I kemi parasysh deklaratat politike, por ne flasim me të gjithë – me përfaqësuesit serbë dhe shqiptarë. Po flasim me të gjitha strukturat e Kosovës, duke filluar nga niveli qendror deri në nivelin lokal. Me të gjithë ne kemi një bashkëpunim të mirë. Jemi të paanshëm jemi, sepse mandati ynë është që të ofrojmë dhe garantojmë siguri për të gjithë”, tha ai.

Ai rikujtoi se KFOR shpesh kryen ushtrime në tërë territorin e Kosovës, duke shtuar se dëshiron të jetë gjithmonë i gatshëm për t’iu përgjigjur çfarëdo sfide. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.