FITORJA

Gjenerali amerikan letër ngushëllimi Thaçit: Në vendin tim thuhet se drejtësia e vonuar është padrejtësi

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjenerallejtënanti amerikan në pension, Claude M. Kicklighter, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Në një letër drejtuar Hashim Thaçit, Kicklighter ka shprehur dhimbjen për humbjen e babait të tij, duke theksuar padrejtësinë e largimit të tij nga familja për shkak të procesit gjyqësor në Hagë.

“Vazhdojmë të lutemi për lirimin tuaj, në mënyrë që të bashkoheni me familjen tuaj, sidomos tani. Në vendin tim thuhet se drejtësia e vonuar është padrejtësi, dhe rasti juaj ka qenë padrejtësi që nga fillimi. Është shumë e dhimbshme që gjatë viteve të fundit të jetës së babait tuaj, ju nuk ishit pranë tij”, ka shkruar Kicklighter.

Uji Dea

Ai ka zbuluar se kishte planifikuar ta vizitonte Thaçin në Hagë së bashku me Ambasadorin dhe Kongresmenin Tony Hall dhe ish-ambasadorin Ahmet Shala, por për arsye shëndetësore i ishte dashur ta anulonte udhëtimin.

Kicklighter ka shprehur shpresën që kjo situatë të marrë fund së shpejti dhe që Thaçi të mund të bashkohet me familjen dhe popullin e Kosovës./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.