Fundamenti

Gjendje alarmante në Skifteraj, Budrik e Remnik të Vitisë

/ 2 minuta lexim

Viti – Një sipërfaqe e tërë me kultura bujqësore të fshatrave Skifteraj, Radivojc, Budrikë e Remnik, janë vërshuar sërish sot nga uji që vazhdon të del nga shtrati i Lumit “Morava”, por edhe prrockave Letnica dhe Gërqarica. Situatë jo e mirë është edhe për qarkullimin në rrugën Skifteraj-Radivojc dhe Budrikë-Remnik.

Vërshime sipas zyrtarëve komunal në Viti ka pasur edhe në qendrën e qytetit të Vitisë gjatë orëve të paradites, por me intervenimin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe institucioneve të komunës, është arritur që të sanohet gjendja në hapjen e kanalit në afërsi të Kishës Katolike, raporton rajonipress.

Kryetari i komunës Sokol Haliti i cili qysh në orët e hershme të mëngjesit ishte në intervenim me drejtorinë e shërbimeve publike tha për rajonipress se institucionet komunale janë në gjendje mobile për të përcjell nga afër gjendjen momentale në vendet e prekura nga vërshimet.

Mobi Casa

Kryetari Haliti ka vizituar në orët e pasdites edhe fshatrat Radivojc, Budrikë, Skifteraj, Remnik dhe Letnicë.

Haliti ndryshe tha se ende nuk kanë mundur të bëjnë një llogaritje të dëmeve për shkak se vërshimet ende janë aktuale në Viti./rajonipress/