HW

Gjendja nën kontroll dhe rrugët të kalueshme pas reshjeve të shiut në komunën e Vitisë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Viti – Pas reshjeve të pandërprera të shiut gjatë natës, gjendja në Komunën e Vitisë paraqitet stabile. Aktualisht, të gjitha rrugët janë të kalueshme, megjithatë kërkohet kujdes i shtuar nga pjesëmarrësit në komunikacion, pasi uji ka depërtuar në disa segmente rrugore, veçanërisht në fshatin Ramnishtë dhe në rrugën Skifteraj-Radivojc.

U.d. i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjencë, Naser Haziri, ka bërë të ditur se Njësia e Zjarrfikësve ndodhet në terren dhe, në bashkëpunim me stafin e kësaj drejtorie, po intervenon vazhdimisht për ta mbajtur situatën nën kontroll dhe për të parandaluar përkeqësimin e gjendjes.

Mobi Casa

Sipas Hazirit, është intervenuar edhe në rrugën Viti–Letnicë, ku për shkak të reshjeve kishte ardhur deri te shembja e dheut. Pas ndërhyrjes së shpejtë, rruga për momentin është e qarkullueshme.

Nga autoritetet komunale u bëhet thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, veçanërisht në zonat ku ka prani të ujit në rrugë, ndërsa ekipet kompetente mbeten në gatishmëri për çdo nevojë eventuale./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.