UBT

Gjendja është nën kontroll, por kërkohet respektim i masave për mbrojtje nga Covid 19

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Viti – Është mbajtur sot mbledhja e rregullt e Komitetit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, ku është shqyrtuar gjendja aktuale në komunën e Vitisë brenda 24 orëve të fundit rreth situatës epidemiologjike.

Në këtë takim, kryetari i komunës Sokol Haliti, njoftoi se gjendja është nën kontroll sa i përket rasteve të infektuara, kurse mbrëmë janë evidentuar dy raste në Skifteraj, që janë raste kontakti.

Uji Dea

Ai poashtu theksoi nevojën urgjente të respektimin të masave mbrojtëse, si dhe mbajtjes së distancës, ndërkaq bëri të ditur se është kërkuar nga Qeveria e Kosovës, angazhimi shtesë i inspektorëve sanitar për inspektim të gjendjes në terren.

Ndërkohë, në këtë takim u tha se do të vazhdohet me klorifikim dhe dezinfektim, sikur edhe me ndarjen e pakove ushqimore për familjet që janë në nevojë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.