Gjendja e Sigurisë në Komunën e Vitisë, vlerësohet e mirë!

Viti – Në takimin mes EVSB-së dhe KFOR-it amerikan është biseduar rreth festave të fund vitit, dhe ndërrimi i motmotit që kaluan mirë, dhe pa ndonjë ekses, thuhet nga zyrtarët e KFOR-it.

KFOR-i, Amerikan, përkrahë dhe mbështetë, çdo herë punët e EVSB-së.

EVSB – njofton KFOR-in, se për festat e fund vitit, EVSB, së bashku me Policinë e Kosovës (PK), dhe Institucionet Komunale, kanë shpërndarë nëpër të gjitha shkollat e Komunës, poster vetëdijësues, kundër përdorimit të fishek zjarreve.

Gjatë këtij takimi u ngritën dhe shumë çështje tjera me rëndësi, si: Mirëmbajtja e rrugëve nga dëbora gjatë sezonit dimëror, pajisjet dimërore për automjete etj thuhet në njoftimin e koordinatorit të EVSB-së, për Komunën e Vitisë, Imri Emërllahu./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS