Eko Higjiena

Gjendja e rënduar higjienike në DKA, kërcënim serioz për shëndetin e nxënësve dhe zyrtarëve komunal

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Shkolla e agro-biznesit Arbëria që përdoret nga nxënësit për praktikë profesionale dhe njëkohësisht që shfrytëzohet nga Drejtoria Komunale e Arsimit, është në gjendje katastrofale që nga fillimi i qershorit të këtij viti thuhet në reagimin e LDK-së në Gjilan.

Është prishur njëri hidrofor që furnizon me ujë objektin dhe ky objekt është në mungesë te ujit prej atëherë e deri sot.

Për pasojë gjendja higjienike është alarmante që kërcënon shëndetin e nxënësve dhe personelit.

Punëtorët e DKA-së e janë në hall nga ky problem, disa marrin bidona me ujë nga shtëpia për përdorim në shkollë gjatë ditës, disa për nevoja të veta përdorin disa lokale afër shkollës dhe disa të tjerë janë të detyruar të kërkojnë leje për të përdorur toalete edhe nga disa shtëpi aty afër.

Fundamenti

Është për habi se si nuk kanë ndërhyrë akoma deri me tani që nga qershori e deri më sot administrata komunale.

Shkolla profesionale model, e ndërtuar bashkê me Daniden nga Danimarka dhe e me standarde të larta, tani nuk ka ujë për nevoja elementare.

Kryetar, drejtoreshë dhe të tjerë përgjegjës, edhe çka duhet me ndodhë më keq që me ju zgju nga gjumi i thellë veror, apo ndoshta e keni lidh gjumin edhe me atë dimëror./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.