RCCOLA

Gjendja e rëndë sociale detyron të varet 51 vjeçari

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në fshatin Buzovik komuna e Vitisë një 52 vjeçar është gjetur i varur në litar. Sipas policisë së Gjilanit dyshohet se motivi i vetëvrasjes është gjendja e rëndë sociale e viktimës.

Policia është njoftuar për një rast të vdekjes së dyshuar (vetëvrasjes-), viktimë e të cilit rast është i ndjeri K.SH. i lindur 1962, i cili ishte gjetur i varur në një pemë (dru frutor) prapa shtëpisë së tij.

Policia e Gjilanit tha se është njoftuar prokurori kujdestar i cili së bashku me njësitet hetimore nga NJHR-së ka qenë prezent në vendngjarje. Ekzaminimi i vendit të ngjarjes është bërë nga hetuesit e krim-teknikës, ekzaminimi i trupit të pajetë të të ndjerit është bërë nga ekzaminerët e IML-së, konstatimi i vdekjes paraprakisht nga mjekët e QKMF-së, nuk janë vërejtur shenja të dhunës fizike në trupin e viktimës.

Uji Dea

Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes, me urdhër të prokurorit, dhe me qëllim të përcaktimit rrethanave të vdekjes, trupi i pajetë i të ndjerit , është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore Autopsi në IML në Prishtinë.

Hetimet lidhur me rastin e njëjtë janë në vazhdim e sipër, dyshohet se motivi i vetëvrasjes është gjendja e rëndë sociale. /rajonipress/