Gjendja e komuniteteve dhe procesi i kthimit shënojnë progres në Artanë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Jasmina Deniq duke paraqitur raportin e punës për zyrën për komunitete dhe kthim ka thënë se janë shënuar rezultate inkurajuese në aktivitetet për procesin e të kthyerve, çështjet e komuniteteve, për procesin e ri integrimit si dhe për planin veprues për integrimin e komuniteteve, romëve, ashkalinjëve dhe egjiptasve në Artanë.

Në takimin e fundit që ka pasur Komiteti për Komunitete në komunën e Artanës është diskutuar për gjendjen e komuniteteve dhe procesin e ri integrimit në këtë komunë për vitin 2012 dhe 2013.

Jasmina Deniq kryetare e këtij komiteti duke paraqitur raportin e punës për zyrën për komunitete dhe kthim ka thënë se janë shënuar rezultate inkurajuese në aktivitetet për procesin e të kthyerve, çështjet e komuniteteve, për procesin e ri integrimit si dhe për planin veprues për integrimin e komuniteteve, romëve, ashkalinjëve dhe egjiptasve në Artanë.

Mobi Casa

Ajo është shprehur e inkurajuar për kushtet që po ju ofrojnë institucionet komunale dhe ato qendrore kategorisë së të kthyerve.

Gjithashtu në këtë takim është diskutuar edhe për planin zhvillimor të komunës së Novobërdës. Drejtori i Urbanizmit, Kadastër dhe Mjedisit Skender Avdyli ka folur për formimin e këshillit të ekspertëve nga ana e Kuvendit Komunal, për grupet punuese dhe ka shtuar se Plani zhvillimor Komunal është dokument që është hartuar për territorin e komunës së Novobërdës për periudhën e 2012 – 2022+ , dokument i cili prezanton gjendjen e analizuar në komunë, prezanton Vizionin për të ardhmen, kornizën e zhvillimit hapësinor , strategjitë dhe masat për zbatim për më shumë ofron udhëzime konkrete për veprimet që duhet të ndërmerren. “Qëllimi kryesor i këtij projekti është që komuna e Novobërdës të ketë një Plan Zhvillimor Komunal real dhe të zbatueshëm, por edhe modern, efikas dhe të bazuar në norma e standarde evropiane, derisa ky projekt është financuar nga LOGOS-i Zviceran “ u shpreh Avdyli./rajonipress/