ARKATANA

Gjendja e grurit relativisht e mirë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në komunën e Gjilanit këtë vit janë mbjellur 2500/ha me grurë, si dhe 80/ha me kulturën e elbit.

Sektori i prodhimtarisë bimore, në kuadër të Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, ka vlerësuar se në bazë të gjendjes së grurit të mbjellur shihet se gruri ka një zhvillim relativisht të mirë dhe atë në ngastrat në të cilat me kohë është kryer riplehrimi si dhe masat tjera paraprake agroteknike, me katër (4) gjethe të formuara mirë, ngjyrë intensive e gjelbër dhe me numër të kënaqshëm të bimëve për metër katrorë.

Kurse në ngastrat në të cilat ende nuk është kryer riplehrimi vërehet një zhvillim më i dobët me ngjyrë të gjetheve të gjelbërt në të verdhë, me dy deri tri gjethe të formuara.

Eco Higjiena

Gjatë këtij dimri edhe pse të reshurat atmosferike pothuajse kanë qenë minimale, Drejtoria e bujqësisë është e kënaqur me gjendjen e zhvillimit të grurit.

Ekspertët e Drejtorisë së Bujqësisë rekomandojnë fermerët të cilët nuk e kane kryer riplehrimin e grurit deri më tani që një gjë të tillë ta bëjnë sa më parë me plehra azotike NAG-27% ./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.