RCCOLA

Gjendet trupi i pajetë i zhdukur dy muaj më parë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Pas gati plot dy muajsh, prej se nga familjarët e tij ishte lajmëruar si i zhdukur, të premten është zbuluar trupi i pajetë i një qytetari të moshës rreth 65 vjeçare, nga fshati Ramjan i Vitisë. Trupi i pajetë i tij është zbuluar nga disa bashkëfshatarë në një pus në afërsi të oborrit ku jetonte ai.

Komandanti i stacionit policor në Viti, Afrim Halili ka konfirmuar për gazetën Koha Ditore rastin dhe ka theksuar se qytetari Isa Rexhepi, i cili në PK më 11 prill 2012 ishte lajmëruar si i zhdukur, është zbuluar i vdekur në një pus në fshatin e tij.

Uji Dea

Ai ka theksuar se thellësia e pusit dhe vështirësitë e tjera kanë bërë që për nxjerrjen e trupit institucionet e sigurisë dhe FSK të angazhohen me orë të tëra.

“Trupi i pajetë është marrë nga ana e Institutit të mjekësisë ligjore dhe në bazë të fakteve të para dyshohet se bëhet fjalë për vetëvrasje”, ka thënë Halili, duke shtuar se hetimet rreth këtij rasti do të vazhdojnë.