KKGJILAN

Gjendet trupi i pajetë i Vedat Halitit

/ 2 minuta lexim

Njësia zhytëse e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) para një ore e ka gjetur trupin e pajetë të 24 vjeçarit, Vedat Haliti, nga Sibofci i Podujevës, i cili në mesditën e së dielës ishte fundosur në liqenin e Batllavës.

Bëhet e ditur se viktima është gjetur 4 metra në thellësi të liqenit dhe 20 metra larg vendit ku ishte fundosur.

Mbytet një i ri në Liqenin e Batllavës

Fidanishtja

Në mesditën e së dielës është fundosur një 24-vjeçar, i cili po freskohej në ujin e liqenit të Batllavës. Policia e Kosovës ka konfirmuar se sot rreth orës 13:25 në liqenin e Batllavës është fundosur një djalë dhe për momentin po vazhdon kërkimi i tij nga qytetarët dhe ekipet shpëtues.

Lajmin e ka konfirmuar për Kosovapress, zyrtari për informim në Policinë e Kosovës, Brahim Sadriu, i cili ka thënë se me të marr informacionin, Policia e Kosovës ka dalë në vend të ngjarjes ku po vazhdon kërkimi i personit të fundosur në ujë.

Ndryshe, sipas burimeve të Kosovapressit, bëhet fjalë për 24-vjeçarin V. H. nga Sibofci i Podujevës, i cili në momentin e fundosjes ishte duke luajtur me top në ujë./Telegrafi/