RCCOLA

Gjendet në brigjet kroate trupi i një 62-vjeçari shqiptar

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Trupi i një 62-vjeçari shqiptar, i cili ishte nisur para dy javësh nga Brindisi për në Vlorë me një skaf, është gjetur në brigjet kroate.Mësohet se kanë nisur hetimet për të zbardhur mënyrë tragjike mbi zhdukjen e dy personave që ishin nisur nga Brindisi për në Vlorë me një skaf të marrë me qira.

Sot policia e Brindisit ka verifikon identitetin e një kufome që kishte dalë në brigjet kroate.

Kufoma dyshohet të jetë e 62-vjeçarit Teodoraq Rexhepaj, që më 15 mars është zhdukur bashkë me mikun e tij italian, Vittorio Danese, 41 vjeç.

Autoritetet kroate duket se kanë gjetur në portofolin e viktimës dokumentet e identitetit të Rexhepajt dhe kanë informuar familjarët e tij në Vlorë. Këta të fundit i kanë telefonuar Luca Leocit, avokat i familjes së Daneses që ia ka përcjellë këtë sinjalizim policisë së Brindisit.

Eco Higjiena

“Është e vërtetë gjithçka që keni lexuar sot në media”, konfirmon Luca Leoci për shqiptariiitalise.com.

Mësohet se i biri i Teodoraq Rexhepajt është thirrur nga autoritetet kroate dhe është nisur tashmë për identifikimin e kufomës. Ndërsa, për Vittorio Danesen nuk ka akoma asnjë lajm.

Moti i keq dhe rrymat detare mund të kenë shkaktuar mbytjen e të kenë shtyrë drejt Kroacisë skafin e vogël me të cilin lundronin Danese e Rexhepaj. /Telegrafi/