ARKATANA

Gjendet marihuanë e mbjellur në arat e Artanës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Policia pas një pune operative ka gjetur bimë të mbjellura narkotike të llojit Marihuan në një serë –(arë) ku janë gjetur të mbjella 36 bimë narkotike të llojit Kanabis Sativa (Marihuanë) të gjatësisë 50- 250 cm ( dy metra e gjysmë).

Drejtoria për Hetimin Trafikimit të Narkotikeve pranë Departamenti Kundër Krimit të Organizuar-Gjilan në vazhdën e luftimit kundër mbjelljeve të substancës narkotike të llojit Kanabis më 22 korrik ka pranuar në mënyrë operative një informatë se në Artanë ( Novobërdë) ka të mbjellura bimë narkotike të llojit Marihuan në një serë –(arë).

Ismet Hashani zëdhënës i policisë tha se sektori i Departamentit të Hetimit të Trafikimit të Narkotikëve -Gjilan në konsultim me Prokurorin ka kontrolluar serën –arën ku janë gjetur të mbjella 36 bimë narkotike të llojit Kanabis Sativa (Marihuanë) të gjatësisë 50- 250 cm ( dy metra e gjysmë).

GRANDEMALL

Të njëjtat janë tërhequr nga ana e njësive të Krim Teknikes Rajonale -Gjilan . Sipas Hashanit me vendim të prokurorit është bërë edhe bastisja e shtëpisë së të dyshuarit F. Vllasaliu lindur me 1982 ku është gjetur dhe konfiskuar një revole Ecol Special 99, 9 mm me një karikator me 6 copë fishek të kalibrit 9 mm si dhe një armë gjuetie dy tytëshe ( pa numër serik).

Të gjitha janë konfiskuar si dëshmi për gjykatë. Lidhur me këtë rast është arrestuar i dyshuari M.K.SH. dhe me urdhër PPQ-ës i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë. Hetimet lidhur me këtë raste janë në vazhdimësi e sipër në koordinim me Prokurorin Publik të Qarkut në Gjilan tha Hashani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.