Fundamenti

Gjendet i vdekur një shqiptarë në Shillovë të Gjilanit

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Në fshatin Shillovë e Muhagjerëve të Gjilanit policia është raportuar për një vdekje të dyshimtë . Sipas burimeve tona viktima quhet Remzi Kajtazi rreth moshës 50 vjeçare dhe se i njëjti kishte pasur probleme me zemër.

Një qytetar nga Shillova ka raportuar në polici se kur ka shkuar në vizitë në shtëpinë e viktimës mashkull shqiptar me ç`rast të njëjtin e ka gjetur të shtrirë në njërën nga dhomat.

RCCOLA

Vendit të ngjarjes i është përgjigjur njësiti policor ndërsa vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar i emergjencës. Me urdhër te Prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Kosovës.

Burimet tona ndërkaq mësojnë se fjala është për Remzi Kajtazin i moshës 50 vjeçare , baba i tri vajzave dhe dy djemve. Sipas familjarëve të tij me të cilët ka kontaktuar rajonipress, Remziu kishte qenë i shtrirë në spitalin e Gjilanit dhe se kishte pasur probleme me zemër./rajonipress/