Gjendet i vdekur Momqillo Dimiq

Gjilan – Momqillo Dimiq (1964) nga fshati Izvor i Novo Bërdës është gjetur i vdekur. Elmina Mahmuti komandante rajonale e policisë në Gjilan tha për rajonipress se viktima është gjetur me një shishe raki dhe në gjendje të dehur për këtë arsye trupi i tij është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Momqillo Dimiq (1964) është raportuar nga policia e Kosovës se është gjetur i pajetë. “Raportohet se është gjetur trupi i pajetë i një mashkulli K/Serb, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me urdhër të Prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore(IML)” thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Kosovës.
Ndërkaq, Elmina Mahmuti komandante rajonale e policisë në Gjilan për rajonipress tha se Momqillo Dimiq është gjetur i vdekur dhe afër tij ka pasur një shishe raki dhe dyshohet se viktima ka qenë në gjendje të dehur. “Për këtë arsye edhe trupi i tij është dërguar për obduksion në Mjekësinë Ligjore në Prishtinë” tha Mahmuti.
Prokurori i rastit Arben Kadriu tha për rajonipress se në bazë të deklaratave të familjarëve viktima kishte tre muaj që ishte në gjendje të dehur dhe kishte pirë rregullisht alkool./rajonipress/