Eko Higjiena

Gjendet i vdekur djali i Sylvester Stallone

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Los Angelos – Djali i aktorit Sylverster Stallone, Sage Moonblood Stallone, 36 vjeç, u gjet i vdekur në apartamentin e tij në Hollywood.

Sylvester Stallone, i cili është në një turne për promovimin “Expandable 2: unità speciale” u vu në dijeni për lajmin,siq raporton noa, i cili u cilësua si tragjedi nga avokati i aktorit, George Braustein.

Mobi Casa

“Sylvester Stallone është i rrënuar nga dhimbja për vdekjen e papritur të së birit. Mendimet e tij tashmë janë për nënën e djalit të tij Sasha, gruaja e parë e tij”, u shpreh avokati.

Lidhur me këtë vdekje të befasishme të 36 vjeçarit kanë nisur hetimet, ndërsa nga të dhënat paraprake dyshohet se ai ka gjetur vdekjen nga një mbidozë ilaçesh.