Gjendet filmi i parë kolor në botë, nga viti 1902

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Deri më tash si më të vjetrat konsideroheshin xhirimet e Kinemacolor nga viti 1909.

Në një muze në Bradford të Britanisë së Madhe janë gjetur xhirimet më të vjetra filmike me ngjyra. Shiritat filmikë që i takojnë vitit 1902 kanë mbetur më shumë se një shekull të pa vënë re në arkivin e muzeut nacional të medias, njofton muzeu në Bradford.

RCCOLA

Xhirimet në fjalë i takojnë fotografit dhe zbuluesit britanik Edward Turner, dhe tregojnë, veç tjerash, fëmijët e tij duke luajtur me luledielli dhe një peshk të artë.

Me këtë zbulim, xhirimet e Turnerit bëhen mëtë vjetrat në kolor. Deri më tash si më të vjetrat konsideroheshin ato të Kinemacolor nga viti 1909.