RCCOLA

Gjendet e vdekur në dhomën e gjumit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Florije Isufi është gjetur e vdekur në dhomën e gjumit dhe kishte jetuar vetëm. Elmina Mahmuti tha se ajo ka pasur edhe sulm epileptik,megjithatë obduksioni mjeko- ligjor pritet t`i konstatojë shkaqet e vdekjes.

Florije Isufi nga Gjilani e lindur më 16.08.1968 është gjetur e vdekur në dhomën e saj të gjumit . Sipas policisë ajo banonte në rrugën Fatmir Ibishi në Gjilan,ndërsa rasti i saj është hetuar të hënën në mbrëmje, më 2 korrik, rreth orës 19:06 minuta, nga ana e vëllait,i cili përmes telefonit ka njoftuar policinë se kur ishte kthyer nga puna në shtëpi ka vërejtur motrën pa shenja jete në dhomën e saj të gjumit.

Policia e Kosovës njofton se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, ekipi i ndihmës se shpejtë, hetuesia, forenzika, është njoftuar Prokurori i Qarkut ndërsa trupi i pa jetë është dërguar në mjekësinë Ligjore për autopsi.

Uji Dea

Elmina Mahmuti komandante rajonale e policisë tha për rajonipress se viktima kishte jetuar vetëm dhe vuante nga epilepsia dhe dyshohet se ajo ka pasur sulm epileptik dhe ngërçe të mëdha.

Nga sulmi epileptik dyshohet se ka ardh deri tek ngushtimi i organeve të frymëmarrjes ,megjithatë është obduksioni mjeko- ligjor ai që do të konstatojë shkaktarët e vdekjes tha Mahmuti./rajonipress/