RCCOLA

Gjenden peshkatarët e humbur në Vlorë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Vlorë – Dy peshkatarët, të cilët kishin humbur në det mëngjesin e ditës së premte, janë gjetur në orët e para të ditës së shtunë shëndoshë e mirë në afërsi të Durrësit.

Peshkatarët e zhdukur janë dy 25-vjeçarët Fatmir Ismailaj dhe Gëzim Bashkllari, që të dy banues në Vlorë. Ata kishin dalë me një mjet lundrues të vogël me motor, por për shkak të detit të trazuar janë rrëmbyer nga rryma. Ata kërkuan ndihmë rreth orës 5 të mëngjesit të së premtes kur telefonuan familjarët e tyre.

Eco Higjiena

Flota Detare tha rreth orës 17:00 se është lokalizuar vendndodhja e telefonatës së fundit të kryer nga dy të rinjtë. Kërkimet janë përqendruar në trekëndëshin Port-Petrolifera dhe Plazhi Publik, transmeton TCH.

Veç angazhimit të Rojës Bregdetare dhe Guardia di Finanzia në operacion u përfshi edhe ushtria që njoftoi se operacioni i kërkim-shpëtimit është shtrirë në të gjithë Gjirin e Vlorës.