GRANDEMALL

Gjen familjen e tij pas 23 vjetësh përmes Google Maps

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Luo Gang, pasi u grabit rrugës për në kopsht në provincën kineze të Sichuan 23 vjet më parë dhe u dërgua në një qytet shumë të largët, më në fund ka gjetur familjen e tij pas shumë vitesh kërkime, bëjnë me dije disa raporte të medias kineze.

Çuditërisht, Luo mundi të gjente familjen e tij me ndihmën e një mjeti të thjeshtë, që njerëzit e përdorin çdo ditë dhe ai është Google Maps.

Luo ishte vetëm pesë vjeç kur u zhduk nga një qytezë e vogël afër Guangan, në provincën jugperëndimore të Sichuan. Prindërit e tij e kërkuan, por më në fund u dorëzuan dhe birësuan një vajzë të vogël.

Hidromorava

Ai ishte i vendosur të gjente prindërit e tij biologjikë. Ai vizatoi një hartë nga ato çfarë mbante mend rreth shtëpisë së tij, përfshirë edhe dy ura të dallueshme dhe tetorin e kaluar ai e ngarkoi atë në Baby Come Home, një shoqatë bamirëse e përkushtuar për gjetjen e fëmijëve të humbur përmes ndihmës së vullnetarëve.

Luo përdori Google Maps për të afruar qytetin Yaojiaba, dhe e kuptoi menjëherë se aty gjendej shtëpia e tij.

Luo u bashkua më në fund me familjen e tij dhe në nhaidu.com mund të shikoni fotot e bashkimit të tij të përlotur me familjen.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.