Mobi Casa

“Gjelina”, restoranti shqiptar i VIP-ave në Los Angeles

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjelina quhet një restorant në Los Angeles, në bulevardin “Abbot Kinney” dhe është një prej vendeve më të famshme për të drekuar apo darkuar. Beyonce dhe reperi Jay Z, bashkë me vajzën e tyre, Blue Ivy, ndaluan të premten për të ngrënë këtu, ndërsa po udhëtonin për të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy.

Restoranti është në pronësi të shqiptarit Fran Camaj, kurse emrin Gjelina restoranti e ka marrë nga emri i së ëmës së Franit.

RCCOLA

E veçanta e Gjelinës është se ata i blejnë përbërësit e kuzhinës së tyre nga prodhuesit vendorë, nga vaji i ullirit e deri tek djathi, shkruan gazeta Panorama.

Restoranti është në pronën e Camajt, ndërsa me të bashkëpunojnë fort edhe një kuzhinier me shumë liri dhe ide të reja në fushën e kulinarisë, si dhe një menaxher restorantesh më eksperiencë të gjatë, Robert Schwan. Kjo duket se e ka bërë Gjelinën restorantin më të kërkuar.