UBT

Gjatë periudhës së vitit 2017 janë riatdhesuar 99 familje

/ 4 minuta lexim

Gjilan – Gjatë periudhës prej 01.01.2017 deri më 31.12.2017 sipas evidencës së MPB-së dhe data baza e të dhënave me të cilën disponojmë janë riatdhesuar sipas sistemi të riintegrimit nëntëdhjetë e nëntë (99) familje ose individë thotë Ruzhdi Rashiti.

Në raportin e zyrës komunale për kthim dhe komunitete për periudhën janar – dhjetor 2017 është thënë se kjo zyre ka evidentuar 198 lëndë ose kërkesa:
– Procesi i Riatdhesimit 70
– Kthimi i qëndrueshëm 9
– Çështje të komuniteteve 28
– Lëndë të tjera të arkivuara 91 (si pushime vjetore, pushime mjekësore, furnizime me material për Zyre etj)

Kur bëhet fjalë për kthimin e qëndrueshëm Ruzhdi Rashiti zyrtar në këtë sektor tha se projekti EU-RRK-IV -IOM, i cili ka filluar me realizimin e tij nga fillimi i vitit 2015 dhe ka përfunduar zyrtarisht në mes të vitit 2017, për periudhën e realizimit të këtij projekti janë përpunuar 143 kërkesa kurse janë realizuar 22 kërkesa.

Për çështje të kthimit të Qëndrueshëm, sipas evidencës së ZKKK janë evidentuar 9 (nëntë ) kërkesa. Kërkesat janë evidentuar në bazën e të dhënave dhe janë shqyrtuar për aktivitetin e mëtejshëm.

Përveç të dhënave të mëparshme për qëndrueshmërinë e kthimit, puna e zyrave bazohet në koordinimin e përbashkët dhe në bashkëpunimin me akterët kryesorë në këtë drejtim, si Ministria për Komunitete dhe Kthim si dhe UNHCR. Me bashkëpunim dhe angazhim të përbashkët kemi pasur këto aktivitete:

Shtatë (7) familje të kthyera ( komunitetit Rom) me mbështetjen e UNHCR-së përmes projektit ERP.

Komisionit qendror të i MKK ju është propozuar nga ZKKK lista me 38 (Tridhjetë e tetë) përfitues potencial (familjarë) për ofrimin e mbështetjes në kthim. Me vendim te komisionit janë identifikuar dhe miratuar gjashtë (6) familje, (3 rome dhe 3 serbë) si prioritet në ofrimin e përkrahjes së kthimit.

Janë ndihmuar me pako ushqimore, orendi dhe higjienë (11) familje, nga të cilat shtatë (7) Rome dhe katër (4) familje Serbe.

Nëntë (9) raste lidhur me çështjen e statusit civil (dokument personal) janë identifikuar dhe përkrahur.

Fidanishtja

Pesë (5) raste lidhur me dokumentacionin e pronës janë identifikuar nga zyrtarët e ZKKK-se dhe akterve tjerë me punë të përbashkët me Drejtorinë për kadaster dhe Gjeodezi janë ndihmuar të gjitha rastet-5.

Kurse rreth procesit të riatdhesimit (Persona të kthyer nga Vendet e treta që përfshinë periudhën prej 01.01.2017 deri më 31.12.2017 sipas evidencës së MPB-së dhe data baza e të dhënave me të cilën disponojmë janë riatdhesuar sipas sistemi të riintegrimit nëntëdhjetë e nëntë (99) familje ose individë.

Sipas evidence së ZKKK-së evidentohen shtatëdhjetë (70) kërkesa të të riatdhesuarve

Përveç kësaj, në zyrën e ZKKK-së personalisht janë trajtuar (93) përfitues potencialë, për çështje të ndryshme dhe kërkesa (informacion mbi procesin e riatdhesimit, plotësimin e dokumenteve, evidentimin në sistemin elektronik, etj).

Zyrtaret e ZKKK-së janë në kontakt të përditshëm me koordinatorin rajonal të Ministrisë së Punëve të Brendshme lidhur me procesin e riatdhesimit. Për periudhën e caktuar me koordinimin rajonal, ne kemi pasur nëntë vizita në teren për 27 përfitues potencial sipas kërkesave.

Duhet theksuar se 25 lëndë të kompletuara për plan biznesi i kemi dërguar në komisionin qendror për riintegrim (KQR) në MPB. Lëndët pas disa muajve janë kthyer në Zyrën tonë nga koordinatori rajonal për riintegrim të pa shqyrtuara, për shkak të ndryshimit të rregullores për të riatdhesuar dhe ndryshimit të kompetencave dhe të njëjtat do t`i barten zyre së punësimit shprehet Rashiti.

“Për sa i përket situatës së sigurisë për komunitetet jo shumicë në komunën e Gjilanit, për periudhën Janar – Dhjetor 2017, duke marrë parasysh raportet e policisë si dhe gjendjen faktike në terren, mund të themi lirshëm se gjendja e sigurisë është e kënaqshme në Gjilan dhe fshatrat për rreth” shton Rashiti.

Numri më i madh i të riatdhesuarve shënohet nga Gjermania për të vazhduar me Francën, Zvirrën, Suedinë, Norvegjinë, Luksemburgun, Belgjikën, Austrinë, Kroacinë, Finlandën, Anglinë dhe Holandën. /rajonipress/