Eko Higjiena

Gjatë këtij 6-mujori janë riatdhesuar 76 familje dhe individë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Komiteti për Komunitete ka miratuar me vërejtje raportin e Zyrës për Komunitete dhe Kthim për 6-mujorin e parë të këtij viti, duke kërkuar që në raport të shënohen emrat e personave të kthyer, të përmirësohet koha e largimit të disa personave nga Kosova, sepse nuk mund të qëndrojë viti 1920 për ata individë që kanë lindur më vonë, sikurse duhet të shkruhen korrekt në një dokument zyrtar edhe emrat e shteteve prej nga janë kthyer këta persona.

Përndryshe, Kemal Shahin, kryesues i Komitetit, ka thënë se në këtë periudhë janë kthyer vullnetarisht ose detyrueshëm 76 familje dhe persona, kryesisht nga Gjermania, por edhe nga shtete tjera, si Franca, Zvicra, Kroacia, Luksemburgu, Holanda, Austria dhe vende të tjera.

Ndërkaq, Elez Kurteshi, përfaqësues i Zyrës për Komunitete dhe Kthim, ka thënë se të dhënat në këtë raport sa i përket riatdhesimit, janë marrë nga Ministria e Brendshme, përfshirë edhe kohën e largimit, e cila tek personat që nuk posedojnë ndonjë dëshmi të datës së largimit nga Kosova, atëherë evidentohen me vitin 1920.

Sa i përket strukturës etnike, Kurteshi ka thënë se 99 për qind e atyre që janë kthyer në këtë 6-mujor, janë shqiptarë, ndërkaq vetëm një familje është rome.

Bardhyl Kadriu (LDK) ka bërë disa vërejtje, duke thënë se raporti nuk i përmban emrat e të riatdhesuarve, datat e migrimit të disave prej tyre janë anomali në vete, sepse shënohet viti 1920 edhe për personat që mund të kenë lindur më 1990, sikurse nuk janë shkruar siç duhet as emrat e shteteve.

United Hospital

“Tani për tani këto gjera mund të duken të vogla, por nëse shikohen pas disa vitesh, dikush mund të befasohet me gabime të tilla në një raport zyrtar”, ka thënë Kadriu, me çka është pajtuar edhe Agim Brestovci (PDK), i cili ka thënë se gabimet si këto duhet të eliminohen patjetër.

Përndryshe, gjendja e sigurisë në Gjilan, është vlerësuar e qetë. Sadete Sadiku nga Policia e Kosovës, ka thënë se gjendja e sigurisë në këtë komunë, vazhdon të jetë e mirë. Ajo ka përmendur një rast në lagjen “Abdullah Presheva”, ku jeton komuniteti rom, duke thënë se bëhet fjalë për një mosmarrëveshje verbale, që ka ndodhur për çështje private, por që nuk ka pasur elemente të vepër penale.

Kemal Shahin e ka përshëndetur punën e policisë së Kosovës në shërbim të qytetarëve dhe sigurisë së tyre, pa dallim përkatësie etnike.

Ai është shprehur i kënaqur edhe me Zyrën për Komunitete dhe Kthim sa i përket bashkëpunimit me Komitetin./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.