Hidromorava

Gjatë Berzës së Punësimit u punësuan 512 veta

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Përmes Berzës së Punësimit 2012 janë punësuar 512 persona, që llogaritet të jetë vetëm 50 për qind e vendeve të lira që janë ofruar, pra nga 1190 sa kanë qenë gjithsej, edhe pse punë kanë kërkuar mbi 2 mijë veta.

Numri i të punësuarve është për tërë territorin e vendit, por Prizreni ka prirë kësaj radhe për organizim të mirë dhe punësim më të madh. 243 persona janë punësuar vetëm në këtë komunë. Këto janë bërë të ditura të hënën nga zyrtarë të Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB) dhe ministri i Punës, Nenad Rasic.

Numri i punëdhënësve që kanë marrë pjesë në Berzë thuhet të ketë qenë 245, por kryetari i AKB-së, Agim Shahini ka thënë se këtë vit numri i atyre që kanë aplikuar ka qenë më i vogël në krahasim me nevojat e tregut.

Sipas tij, Bektel-Enka ka qenë kompani që më së shumti ka punësuar në Berzën e Punësimit 2012.

UBT

“Ndoshta nuk mund t’i marrim se janë realë, për arsye se është sezon i verës dhe në sezonin e verës kërkohen profesione të ndryshme të sektorëve të ndërtimtarisë dhe të sektorit të hotelerisë, por edhe të agrobiznesit. Prandaj këto tri sektore kanë qenë sektorët që kanë punësuar më së shumti”, ka thënë ai.

Shahini, ndër të tjera ka thënë se, sipas të dhënave të tyre, paga mesatare në Kosovë në sektorin publik është më e lartë se në atë privat. Në këtë të fundit ka thënë se paga mesatare është 327 euro, derisa sipas tij, në sektorin publik paga mesatare është 368 euro.

Ndërsa, ministri Rasic e ka quajtur sukses të madh punësimin e 512 personave, ngase sipas tij, në këtë kohë krize në gjithë botën, vetëm po rritet numri i të papunëve.

Ai ka thënë që ky aktivitet duhet të vazhdojë, meqë sipas tij, që katër vite ka sjellë rezultate shumë pozitive. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.