Mobi Casa

Gjasula në Litex

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Jurgen Gjasula është lojtari më i ri i Litex Lovech në Bullgari. Lajmi konfirmohet jo vetëm nga mediat bullgare, të cilat i kanë dhënë një hapësirë të konsiderueshme këtij transferimi, por edhe nga ato gjermane.

Sipas tyre, mesfushori shqiptar me tipare sulmuese ka lënë përfundimisht Duisburgun, duke nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me Litexin, ku aktivizohet prej një sezoni e gjysmë edhe shkodrani Armando Vajushi.

RCCOLA

Ndonëse nuk bëhet zyrtare shifra që do përfitojë Gjasula te kjo skuadër, mediat zbulojnë se ajo mund të variojë nga 400-500 mijë euro neto në sezon.