RCCOLA

Gjashtëdhjetëvjeçarja kërcënon policinë me armë zjarri

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Një zonjë 68-vjeçare ka kërcënuar policinë ndërsa ajo ishte mbyllur në banesën e saj në Plasselb (FR). Policia kishte marrë informacione të cilat dëshmonin se zonja në fjalë mbante disa armë zjarri në shtëpinë e saj.

Një ekip policor për ndërhyrje u mobilizua si masë paraprake. Arrestimi u zhvillua pa probleme, ndërsa një duzinë pistoletash u sekuestruan.

Të dielën rreth orës 13:00, një person kishte kontaktuar policinë e Fribourg-ut për të treguar se kërkonte një mikeshë, e cila ishte zhdukur prej të shtunës së kaluar, me ç’rast një patrullë policore është nisur për shtëpinë e zonjës 68-vjeçare.

Për shkak të mospërgjigjes së zonjës, një bravandreqës kishte marrë mandatin për të hapur derën. Aty për aty, zonja në fjalë “ka bërtitur duke kërcënuar policinë”. Fatmirësisht, veprimi i policisë u zhvillua pa incidente.

Mobi Casa

Rruga ishte mbyllur

Policia në vendngjarje zbuloi një duzinë armësh, ka bërë të ditur komisionari Jean-Pascal Tercier. Ajo kishte kryesisht armë të dorës, siç është pistoleta apo armë me tyta të shkurtra.

Pas arrestimit të saj, gruaja është dërguar në spital. Ndërkaq, kjo ndërhyrje nuk ka shkaktuar lëndime. Ndërhyrja e zbatimit të ligjit çoi policinë që të mbyllë rrugicën për afro njëzet minuta.